#Lajme

Policia gjen arsenal armësh në shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit. Gjetjet përfshijnë një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, 16 karikatorë, mbi 90 fishekë, dy granata dore M50 dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Rasti është referuar Prokurorit të Shtetit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Deri tani nuk ka persona të arrestuar. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i inkurajon ata të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.