#Lajme

Policia e Vushtrrisë mban ligjërata në shkolla për parandalimin e substancave narkotike

Me qëllim të rritjes së vetëdijes dhe parandalimit të përdorimit të substancave narkotike, zyrtarë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë zhvilluar ligjërata informuese me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në këtë komunë.

Këto ligjërata kanë për qëllim informimin e nxënësve rreth rreziqeve dhe pasojave që sjell përdorimi i substancave të ndaluara, si dhe rolin e policisë në parandalimin, reagimin dhe trajtimin e rasteve të kësaj natyre.

Sipas Policisë, aktivitetet e tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit shkollor, me fokus në ofrimin e sigurisë, edukimit dhe këshillimit për nxënësit, me synim krijimin e një ambienti shkollor sa më të sigurt dhe të shëndetshëm.