Policia e Kosovës zhvillon aksion të madh në disa lokacione
Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion të gjerë në disa zona të vendit. Pamje nga operacioni janë siguruar në Pejë, ndërsa burime bëjnë të ditur se janë duke u bastisur rreth 25 lokacione të ndryshme.
Në terren janë angazhuar njësi të shumta policore, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e bastisjeve apo personat e përfshirë, por sipas burimeve, operacioni lidhet me një hetim të madh në vazhdim.











