Policia e Kosovës shqipton mbi 1,500 tiketa trafiku brenda 24 orëve
Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugët e Kosovës. Për të parandaluar këto incidente, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,577 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar disa aksidente rrugore, ku 31 kanë rezultuar me lëndime trupore, ndërsa 44 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po ashtu, 12 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të ligjit.
Policia apelon te qytetarët për respektimin e rregullave të trafikut dhe kujdes më të madh në rrugë, për të parandaluar aksidentet dhe rreziqet ndaj jetës së qytetarëve.












