Policia arreston një të dyshuar pas të shtënave në Gllogjan
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armëve”, “përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për të shtëna me armë në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë pistoletë Berreta Pietro kalibër 9mm dhe një karikator i po të njëjtës armë.
“Pas pranimit të informatës se në fshatin Gllogjan-Deçan dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa prova lidhur me këtë rast. Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune intensive më 28.10.2025, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë Pietro Beretta kal. 9mm dhe një karikator i së njëjtës armë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Për këtë rast, pati publikuar një video në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ku shihen persona të grumbulluar duke festuar me armë.











