#Lajme

Plumb qorr plagos 62-vjeçarin në Maxhunaj të Vushtrrisë, policia në kërkim të autorit

Një 62-vjeçar është plagosur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij në Maxhunaj të Vushtrrisë nga një plumb qorr. Viktima, Sh. Maxhuni, u godit në këmbën e djathtë sipër gjurit rreth orës 20:25, ndërsa tha se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk dyshon për ndonjë person të caktuar.

I plagosuri u dërgua në emergjencën e Vushtrrisë, ku mjekët konfirmojnë se ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke kërkuar autorin, ndërsa rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet vazhdojnë.

Plumb qorr plagos 62-vjeçarin në Maxhunaj të Vushtrrisë, policia në kërkim të autorit

Therje me thikë në parkun e qytetit