#Sport

Pique inkurajon tifozët të heqin borën për ndeshjen e Kupës së Mbretit

Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique, ka publikuar një video nga Andorra, ku shihet në fushën e klubit të tij, FC Andorra, e mbuluar nga bora. Ai i ka bërë thirrje tifozëve të mblidhen për të ndihmuar në pastrimin e fushës, në mënyrë që të zhvillohet normalisht ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Cultural Leonesas.

Pique është pronar i FC Andorrës që nga dhjetori i vitit 2018, ndërsa ndeshja pritet të zhvillohet sonte në orën 18:30.