Person i plagosur largohet nga emergjenca në Shtime, ndalohet nga policia – thotë se u qëllua katër herë nga një i panjohur
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të dielën në Shtime, ku një person i plagosur është larguar nga emergjenca menjëherë pas marrjes së ndihmës mjekësore. Ai është ndaluar më pas nga patrulla policore, ku ka deklaruar se ishte qëlluar katër herë nga një person i panjohur, duke u goditur një herë në këmbë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 11:40, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.











