#Lajme

Person i kërkuar arrestohet nga Policia në Vushtrri

Vushtrri, 30 Korrik 2025 – Policia në Vushtrri ka arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhëresë aktive nga Gjykata, i dënuar me dy vite burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Arrestimi është kryer në orët e paraditës së 30 korrikut, në vendbanimin e të kërkuarit. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i njëjti është dërguar për të vuajtur dënimin me burg.