Përplasje për afatet në Hagë: Mbrojtja kërkon kohë shtesë, Prokuroria kundërshton
Përplasje për afatet në Hagë: Mbrojtja kërkon kohë shtesë, Prokuroria kundërshton
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka pasur përplasje mes Prokurorisë dhe mbrojtjes së krerëve të UÇK-së për afatet e dorëzimit të dëshmitarëve dhe materialeve.
Prokuroria kërkon që lista e dëshmitarëve të dorëzohet deri më 21 korrik dhe materialet deri më 18 gusht. Mbrojtja kërkon shtyrje, duke përmendur vështirësi në sigurimin e dokumenteve dhe lejeve.
Mbrojtja planifikon të thërrasë 20–25 dëshmitarë, nga të cilët rreth 15 mund të dëshmojnë drejtpërdrejt. Procesi pritet të zgjasë rreth tre muaj.
Vendimi për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave pritet në mesin e korrikut, ndërsa dëshmitari i parë mund të paraqitet në shtator.











