Përplasje e rëndë në Los Angeles, disa të lënduar rëndë pasi automjeti hyri në turmë njerëzish
Të paktën pesë persona janë në gjendje kritike pas një incidenti të rëndë në Los Angeles, ku një automjet u përplas me një turmë kalimtarësh, duke shkaktuar panik dhe shumë të lënduar.
Ngjarja ndodhi në bulevardin Santa Monica, një zonë e frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë, vetëm pak metra larg nga Hollywoodi. Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi në orët e pasdites dhe përfshiu një numër të madh njerëzish që ndodheshin në trotuar në momentin e përplasjes.
Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e incidentit janë në zhvillim.











