“Përparimi” i Vushtrrisë përparon me pajisje, blen kapakë pusetash
“Përparimi” i Vushtrrisë përparon me pajisje, blen kapakë pusetash
20 mijë euro është shuma që do të shpenzojë Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri.
Kjo shumë është ndarë për blerjen e kapakëve të pusetave, raporton Zëri i Vushtrrisë.
“Furnizim me kapak të pusetave për ujëra atmosferik dhe ujëra të zeza”, thuhet në kontratë.
Aty nuk janë dhënë detaje për kompaninë fituese e as për numrin e kapakëve të blerë.
Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri ishte themeluar në vitin 2020, me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Aksionare e ndërmarrjes me 100% është Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.











