#Lajme

Përleshje në Drenas përfundon me tentim djegie veture – dy persona në QKUK

Një përleshje mes dy personave në Drenas ka përfunduar me lëndime trupore dhe ndërhyrje të menjëhershme të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, kur pas një konflikti verbal dhe fizik, njëri nga të përfshirët ka tentuar t’i vë flakën veturës së tjetrit.

Të dy personat e përfshirë në incident, shtetas të Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet rreth ngjarjes janë ende duke vazhduar.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Përleshje në Drenas përfundon me tentim djegie veture – dy persona në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në një

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *