Përleshje në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë në arrati
Një përleshje fizike mes pesë personash ka ndodhur të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të çastit. Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, përfshirë një shtetas të Shqipërisë.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa shqiptare dhe janë në kërkim nga autoritetet.
Pas intervistimit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve të tjerë që janë arratisur.











