Përleshje mes të miturve në Gllogoc, një i lënduar rëndë dërgohet në QKUK
Një rrahje e rëndë mes të miturve është raportuar të ketë ndodhur në Gllogoc, ku një nga personat e përfshirë ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026 rreth orës 12:30, kur disa të mitur të dyshuar kanë sulmuar dy të mitur të tjerë, duke i goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Incidenti dyshohet se ka vazhduar edhe më vonë në parkingun e automjeteve pranë lokalit “Relax”, ku të njëjtit persona kanë përsëritur sulmin, këtë herë duke përdorur mjete të forta, ndërsa raportohet edhe për përdorim të mundshëm të thikës.
Si pasojë e sulmit, njëri nga të dëmtuarit, rreth 17-vjeçar, ka pësuar plagë prerëse në kokë dhe në krahun e djathtë, duke u dërguar për trajtim në QKUK, ku është pajisur edhe me raport mjekësor.
Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprime hetimore dhe, pas intervistimit të të përfshirëve dhe në koordinim me organet e drejtësisë, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.










