#Lajme

Përfundon rinumërimi në 95% të vendvotimeve, procesi vazhdon në disa komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas të dhënave zyrtare, nga nisja e procesit më 13 janar 2026, deri më 30 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar rreth 95 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2,414 nga gjithsej 2,557.

Procesi i rinumërimit ende po vazhdon në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Podujevën, Suharekën dhe Shtërpcën.

Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së, në seksionin e dedikuar për QNR dhe rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *