Përfundon asfaltimi i tri segmenteve të rrugës “Rifat Galica” në Vushtrri
Punimet infrastrukturore në komunën e Vushtrrisë po vazhdojnë me intensitet në gjithë territorin. Së fundmi, ka përfunduar asfaltimi i tri segmenteve të rrugës “Rifat Galica”, e cila lidhet me shëtitoren “Enver Zymeri”.
Ky investim është pjesë e projekteve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe për lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se punimet e tjera do të vijojnë edhe në zonat e tjera të komunës.















