Përditësim nga kufiri: Pritjet më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë
Me nisjen e ardhjes së mërgimtarëve për pushime verore, qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po rritet, megjithatë situata vazhdon të jetë kryesisht e qetë.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, pika kufitare “Dheu i Bardhë” është ajo me pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë – nga 30 deri në 35 minuta.
Ndërkohë, në të gjitha pikat tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht, me vonesa që nuk i kalojnë 5 deri në 10 minuta.












