#Lajme

Për herë të parë, Kosova pret Punëtorinë Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Në Republikën e Kosovës ka nisur sot punimet Punëtoria Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale – ECHW 2025, e cila po zhvillohet për herë të parë në vend, nën patronatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Këtë edicion, ECHW ka mbledhur rreth 70 përfaqësues të autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave personale nga 23 shtete evropiane, mes tyre Austria, Belgjika, Gjermania, Irlanda, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia, Zvicra, Hungaria, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Çekia, Estonia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ngjarja po mbahet me pjesëmarrjen e gjashtë Komisionerëve, udhëheqës të autoriteteve vendimmarrëse në fushën e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, të cilët do të jenë edhe folës në sesionin hapës të punëtorisë.

Punimet e ECHW 2025 do të hapen nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *