#Ballina #Lajme

Për herë të 47-të dështon seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi edhe në seancën e sotme – e 47-ta me radhë – deputetët nuk arritën të procedojnë me votimin e kryeparlamentarit.

Seanca u mbajt në përpjekje për të formuar fillimisht komisionin për votim të fshehtë, por ky proces po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë: PDK, LDK dhe AAK. Këto parti kanë protestuar në disa prej seancave duke mbajtur fjalime pas përfundimit të mbledhjeve, pa kaluar në votim.

Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë, vazhdon të mos sigurojë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. Opozita ka kërkuar që VV të propozojë një emër të ri për këtë post.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se legjislatura e nëntë ka afat njëmujor për t’u konstituuar, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Megjithatë, përplasjet politike po e pamundësojnë përmbylljen e këtij procesi.

Për herë të 47-të dështon seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Osmani nga Riga: Rusia nuk ka ndikim