#Ballina #Botë

Pentagoni në alarm: Rrezik për 50 mijë trupa amerikane në Lindjen e Mesme në rast të përfshirjes në luftën Izrael-Iran

Pentagoni në alarm: Rrezik për 50 mijë trupa amerikane në Lindjen e Mesme në rast të përfshirjes në luftën Izrael-Iran

Lindja e Mesme, 19 Qershor 2025 – Tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit kanë vënë në alarm Pentagonin, i cili po përballet me shqetësime serioze për sigurinë e rreth 40,000 deri në 50,000 trupave dhe personelit amerikan të vendosur në 19 lokacione në Lindjen e Mesme, nga Bahrejni deri në Siri.

Këto forca mund të bëhen objektiva të sulmeve iraniane nëse SHBA vendos të mbështesë Izraelin në goditjen e infrastrukturës bërthamore të Iranit. Teherani ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet me raketa balistike dhe dronë në bazat amerikane në rajon.

“Po të dështojnë negociatat bërthamore dhe të nisë një konflikt me Shtetet e Bashkuara, Irani do të godasë bazat amerikane në rajon,” deklaroi ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, më 11 qershor, para sulmeve të befasishme të Izraelit ndaj Iranit.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, paralajmëroi SHBA-në të enjten që të mos mbështesë Izraelin:
“Nëse Shtetet e Bashkuara hyjnë në konflikt në favor të regjimit sionist, Irani do të përdorë mjetet e tij për të dhënë një mësim dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesat tona,” tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i siguroi senatorët të mërkurën se masat për “mbrojtje maksimale” janë tashmë në zbatim.
“Ne punojmë ngushtë me Shtabin e Përbashkët dhe Komandën Qendrore për të siguruar që çdo mjet në dispozicion të përdoret për mbrojtjen maksimale të forcave tona ndaj çdo kontigjence,” deklaroi Hegseth para Senatit.

Situata mbetet e tensionuar, me rrezik të lartë për përshkallëzim në një konflikt të gjerë rajonal.

Pentagoni në alarm: Rrezik për 50 mijë trupa amerikane në Lindjen e Mesme në rast të përfshirjes në luftën Izrael-Iran

Mashtrim me faqe bamirësie në Gjilan –

Pentagoni në alarm: Rrezik për 50 mijë trupa amerikane në Lindjen e Mesme në rast të përfshirjes në luftën Izrael-Iran

“Specialistët tanë punojnë në Bushehr të Iranit