Pedri dëmtohet, Barcelona konfirmon mungesën e tij për rreth një muaj
Barcelona ka konfirmuar një lajm jo të mirë pas ndeshjes së fundit, pasi mesfushori Pedro González, i njohur si Pedri, ka pësuar një dëmtim muskulor.
Sipas testeve mjekësore të kryera sot, është konstatuar se lojtari ka dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës së djathtë, të cilin e pësoi gjatë ndeshjes ndaj Slavia Prague-s.
Klubi katalanas ka njoftuar se periudha e rikuperimit pritet të zgjasë rreth një muaj, duke bërë që Pedri të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme. Kjo mungesë konsiderohet goditje për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të mesfushorit në lojën e skuadrës.










