PDK paralajmëron: Nëse Kurti dështon, ne do të marrim iniciativën për formimin e Qeverisë
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka afat deri më 26 tetor për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar Qeverinë e re. Por nëse dështon, PDK paralajmëron se do të ndërmarrë vetë iniciativën për ndërtimin e një shumice të re.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se partia po pret që Vetëvendosje të formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve, por në të kundërt PDK është e gatshme të veprojë. Ai përjashtoi çdo mundësi për bashkëqeverisje me LVV-në, duke theksuar se PDK do të synojë krijimin e qeverisë nëse Kurti nuk siguron votat.
Sipas Kushtetutës, nëse kandidati i parë për kryeministër dështon, presidentja ka 10 ditë për të mandatuar një tjetër, ndërsa në rast të dështimit të dytë, vendi shkon në zgjedhje të reja.











