PDK mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese: 13 ligje të Qeverisë Kurti shpallen antikushtetuese
Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti më 5 dhjetor 2024 janë shpallur antikushtetuese. Ligjet ishin kontestuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.
Ky vendim vërteton, sipas PDK-së, se shumica qeverisëse ka shkelur Kushtetutën, duke cenuar ndarjen e pushteteve, rolin kushtetues të deputetëve, rregulloren e Kuvendit dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. Partia thekson se procedurat parlamentare janë përdorur si instrument force politike dhe jo si mekanizëm demokratik i vendimmarrjes.
PDK rithekson rëndësinë e veprimit opozitar institucional për të mbrojtur rendin kushtetues dhe nënvizon se Kushtetuta është themeli i shtetit, i cili nuk mund të shkelet nga asnjë shumicë parlamentare. Partia do të vazhdojë angazhimin e saj për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.











