#Lajme

PDK me më shumë asamblistë në vend, pasuar nga LDK dhe VV

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), me rreth 97 për qind të vendvotimeve të proceduara, përbërja e kuvendeve komunale dhe ndarja e mandateve sipas subjekteve politike është pothuajse përfundimtare.

Eugen Cakolli nga KDI ka bërë të ditur se deri më tani Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 208 asamblistë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 199, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 188 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 98 asamblistë.

Ai ka theksuar se në disa komuna ku ende nuk janë proceduar të gjitha votat, mund të ketë ndryshime të vogla në rezultatet përfundimtare.