#Lajme

PDK mblidhet për të vendosur qëndrimin rreth votimit të kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se para nisjes së seancës së sotme, grupi parlamentar i PDK-së do të zhvillojë një mbledhje për t’u koordinuar lidhur me qëndrimin që do të marrin në votimin për kryetarin e Kuvendit.

“Do ta kemi një mbledhje tash, sigurisht”, u shpreh Qalaj.