PDK kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që votat me postë të pranuara pas 29 dhjetorit 2025 të shpallen të pavlefshme. Sipas PDK-së, këto vota janë pranuar jashtë afatit ligjor, pasi ligji parashikon që votat me postë të pranohen vetëm deri në orën 16:00 të ditës pas zgjedhjeve.
Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, duke thënë se PDK-ja ka ankuar “kundër votave të mërgatës pasi dështuan të pengonin procesin e votimit me postë”.











