#Lajme

PDK-ja paralajmëron ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin e votimit në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i cili ka theksuar se partia është e vendosur të mbrojë integritetin dhe rregullsinë e procesit zgjedhor.