#Lajme

PDK dhe LDK nënshkruajnë marrëveshje koalicioni në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Mitrovicë, me qëllim të zhvillimit të përbashkët të qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tahiri ka theksuar se ky koalicion është ndërtuar mbi frymën e bashkëpunimit, përtej dallimeve politike, duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është dëshmi se kur bashkohemi për një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton,” ka shkruar ai.

Sipas Tahirit, Mitrovica ka nevojë për përfshirjen dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike.

“Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, përfundon postimi i tij.

Therje me thikë në një lokal në