#Ballina #Kosova #Kronika e zezë #Lajme

Pas sekuestrimit të drogës dhe armëve, i dyshuari i Pejës dorëzohet vetë në Polici

Një operacion i ndërmarrë nga njësitet anti-drogë të Policisë së Kosovës në Pejë ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh dhe dy armëve të zjarrit.

I dyshuari, i cili ishte në arrati që nga dita e djeshme, është dorëzuar sot vetë në Stacionin Policor në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Siç raportoi Sinjali, më 11 korrik 2025, rreth orës 15:35, Njësiti për Hetimin e Narkotikëve – Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Pejë, ka realizuar një bastisje të autorizuar nga Prokurori i Shtetit në lagjen Dardania III të qytetit, në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit B.K., rreth 37-vjeç.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për Brahim Komonin, rreth 37-vjeçar.

Pas sekuestrimit të drogës dhe armëve, i dyshuari i Pejës dorëzohet vetë në Polici

Isa Mustafa: Për katër vite Osmani e

Pas sekuestrimit të drogës dhe armëve, i dyshuari i Pejës dorëzohet vetë në Polici

Aksident në Vushtrri – Vetura godet ngasësin