Pas raportimit të Zërit të Vushtrrisë, anulohet tenderi për larjen e tepihave të zyrës së kryetarit
Pas raportimit të Zërit të Vushtrrisë, anulohet tenderi për larjen e tepihave të zyrës së kryetarit
Megjithëse, kishte ndarë 10 mijë euro për larjen dhe pastrimin e tepihave, Komuna e Vushtrrisë e ka anuluar tenderin.
Si pasojë e kësaj, zyra e kryetarit Ferit Idrizi, do të vazhdojë të mbetet e njëjtë sa i përket nivelit të pastërtisë.
Nga Komuna kanë thënë se disa nga arsyet e këtij vendimi janë se ata kanë pranuar vetëm një ofertë dhe se çmimi ka qenë shumë i lartë.
Përveç këtyre arsyeve, sipas vendimit, komisioni përkatës e ka vlerësuar si gabim dhënien e kësaj kontrate.
Ndryshe, Zëri i Vushtrrisë kishte raportuar ditë më parë për këtë kontratë, e cila kishte nxitur reagime të shumta.











