Partitë politike duhet të vendosin brenda javës: Gara solo apo me koalicione?
Partitë politike në Kosovë kanë afat deri më 30 nëntor 2025 për t’i njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëse do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e një koalicioni apo individualisht.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se çdo parti e regjistruar që synon të marrë pjesë në zgjedhje përmes koalicionit ka detyrimin ligjor ta njoftojë KQZ-në për këtë mënyrë të garimit. Ai shtoi se partia që vendos të hyjë në një koalicion duhet të respektojë rregullat përkatëse.
Po ashtu, deri më 30 nëntor, partitë duhet të njoftojnë KQZ-në edhe nëse vendosin të mos certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Ndërkohë, deri tani nuk ka lëvizje të papritura që të surprizojnë skenën politike kosovare.










