Parisi pret sonte ceremoninë e “Topit të Artë” 2025
Sot në Paris zhvillohet ceremonia e 69-të e “Topit të Artë”, çmimit më prestigjioz individual në futboll.
Ngjarja do të mbahet në teatrin “Chatelet”, i cili është kthyer në simbol të këtij eventi, duke pritur yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Ceremonia nis në orën 15:00 dhe do të transmetohet në mbarë botën, me miliona tifozë që presin shpalljen e futbollistit më të mirë të vitit.
Këtë edicion, gara është më e hapur se kurrë, me 30 futbollistë të nominuar nga ligat më të forta evropiane, ku spikasin si emrat e njohur ashtu edhe talentet e reja.











