#Lajme

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi pret përballjen në gjykatë

Pas padisë së LDK-së ndaj Faton Pecit për procesin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka nisur një shkëmbim deklaratash mes të dyve.

Peci në një postim në Facebook tha se ishte i qartë dhe transparent gjatë intervistimit në Prokurori dhe paralajmëroi kallëzim penal kundër Paris Gurit, të cilin e akuzoi për orkestrim të një fushate shpifjesh dhe kallëzimi të rremë penal.

Menjëherë pas kësaj, Paris Guri reagoi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se përshëndet veprimin e Prokurorisë dhe se mezi pret ftesën për përballje me Pecin në gjykatë për akuzat e keqpërdorimit të detyrës dhe buxhetit të shtetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *