Parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm.
Të shtunën pritet mot me diell e vranësira të pakta, me temperatura nga 12-18°C në mëngjes dhe 32-35°C gjatë ditës.
Të dielën parashikohet mot me diell e vranësira të shpërndara, vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12-16°C deri në 28-32°C.











