#Lajme

Para të falsifikuara deponohen në ProCredit Bank në Prishtinë – Nis hetimi për “Falsifikim të parasë”

Një rast i ri i falsifikimit të parasë është zbuluar në një degë të ProCredit Bank në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku gjatë një periudhe prej më shumë se një muaji janë deponuar para të dyshuara si të falsifikuara në vlerë prej 527 euro.

Rasti është raportuar më 15 korrik 2025 në Stacionin Policor Jugu nga E.M., 26-vjeçar, menaxher në këtë institucion bankar. Sipas tij, paratë e dyshimta janë deponuar nga biznese të ndryshme gjatë periudhës 23 prill – 16 qershor dhe janë identifikuar gjatë verifikimit të mjeteve të pranuara.

Lidhur me këtë, është njoftuar Prokurorja për Krime të Rënda, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit “Falsifikim i parasë” dhe procedimin e tij tek njësitë përkatëse hetimore.

Hetimet po zhvillohen nga njësia për krime ekonomike dhe përfshijnë verifikimin e transaksioneve si dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Para të falsifikuara deponohen në ProCredit Bank në Prishtinë – Nis hetimi për “Falsifikim të parasë”

641 çifte u divorcuan në Kosovë nga