AUV asgjëson 19,200 kilogramë mish pule të importuar nga Polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka asgjësuar një sasi prej 19,200 kilogramësh mish pule të importuar nga Polonia, pasi gjatë kontrollit zyrtar është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp. Sipas AUV-së, rasti është identifikuar në një ngarkesë të importuar nga kompania APETIT Sh.p.k. nga Vushtrria, në kuadër të kontrollit zyrtar të […]

Vdes Nexhat Daci, Kurti: Do të mbetet figurë e rëndësishme e shtetndërtimit të Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka ndërruar jetë në ditën e parë të vitit 2026, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në jetën politike dhe akademike të vendit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta […]

Këmbësor i lënduar në Pejë pas goditjes nga një veturë

Një aksident trafiku është raportuar sot në Pejë, në afërsi të fabrikës së tullave, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore. Sipas pamjeve të publikuara nga IndeksOnline, i lënduari është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e Policisë, […]

Kurti: Furnizimi me energji është stabil, parashihen investime të reja në KEK

Pavarësisht ankesave të qytetarëve për reduktime dhe çmime të larta të energjisë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Këto deklarata ai i bëri pas një vizite në Korporatën Energjetike të Kosovës, respektivisht në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, së bashku me […]

Ambasada e SHBA-së përcjell urime për Vitin e Ri dhe thekson partneritetin me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për ndërrimin e viteve, duke riafirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Në mesazhin e urimit, Ambasada ka shprehur shpresën që viti i ardhshëm të sjellë paqe, zhvillim dhe mirëqenie, duke theksuar rëndësinë e vlerave dhe synimeve të përbashkëta. “Urojmë që […]

Kosova importoi 351 mijë kilogramë fishekzjarre gjatë vitit 2025

Gjatë këtij viti, në Kosovë janë importuar gjithsej 351 mijë kilogramë fishekzjarre, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 800 mijë euro. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke u bazuar në të dhënat zyrtare doganore. Sipas tij, niveli i lartë i importit tregon një rritje të dukshme […]

Guardiola paralajmëron sfidë të vështirë ndaj Sunderlandit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar përballjen e radhës me Sunderlandin si një test të vështirë për skuadrën e tij, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalojnë “Qytetarët”. City vjen në këtë ndeshje pas nëntë fitoreve radhazi në të gjitha garat, seria më e gjatë e sukseseve që nga fundi i sezonit 2023/24, […]

Serbia ndalon dy shtetas shqiptarë në Merdarë, sekuestron mbi 30 kg kokainë

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Merdarës, të dyshuar se po tentonin të kalonin kufirin duke transportuar më shumë se 30 kilogramë kokainë. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se të arrestuarit janë S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., […]

Aktakuzë për mashtrim dhe falsifikim, dëmi mbi 3.6 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas aktakuzës, të pandehurit – zyrtarë publikë dhe kompani private – dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën […]