Zyrtare: Ilkay Gundogan transferohet te Galatasaray

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka zyrtarizuar kalimin e tij te Galatasaray, duke i dhënë fund aventurës në Manchester City edhe pse kishte edhe një vit kontratë me klubin anglez. 34-vjeçari u prezantua nga kampioni turk të martën, duke e cilësuar këtë hap si një moment krenarie për të dhe familjen e tij. “Është nder i […]

Policia në Zveçan zbulon tri armë të fshehura në pyll, nuk ka të arrestuar

Njësitet e Policisë Kufitare kanë zbuluar tri armë të fshehura në një gyp në pyllin e fshatit Junake, komuna e Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë ka gjetur një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe një sasi fishekësh. Pas intervenimit, në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale […]

Çitaku kundër deklaratave të Alban Krasniqit: Urrejtja pa fakte është thirrje për telashe

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Alban Krasniqit, zyrtar i Vetëvendosjes në KQZ dhe bashkëshort i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në një postim në Facebook, Çitaku e quajti të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm qëndrimin e Krasniqit, duke e cilësuar si diskurs që nxit urrejtje e jo debat politik. “Urrejtja […]

Aksion i Policisë në veri, konfiskohen armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

Policia e Kosovës, me mbështetje të Doganës, po zhvillon një operacion në veri të vendit. Gjatë këtij aksioni janë gjetur armë si dhe bluza me simbole nacionaliste serbe. Ende nuk janë dhënë detaje rreth numrit të armëve dhe llojit të simboleve të sekuestruara, ndërsa operacioni është duke vazhduar.

Dështon seanca gjyqësore për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend ndaj Haxhiut, Kadaj e Lekajt

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Albulena Haxhiut, Donika Kadaj dhe Pal Lekajt, të akuzuar për futjen e bombolave me gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016. Sipas aktakuzës, ish-deputetët përballen me veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Në maj të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të […]

Të shtëna me armë pranë “Viva Fresh” në Prishtinë, policia konfiskon gëzhojat dhe kërkon autorët

Më 1 shtator 2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Epiri” të Prishtinës, pranë rrethrrotullimit tek “Farmedi” dhe afër marketit “Viva Fresh”, janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka njoftuar se menjëherë pas raportimit ka dalë në vendngjarje, ka siguruar perimetrin dhe ka gjetur dy gëzhoja, të cilat u sekuestruan nga njësia e forenzikës […]

Konstituimi i Kuvendit: Juristët thonë “jo”, LVV këmbëngul “po”

Pas mbylljes së seancës konstituive nga kryekuvendari Dimal Basha më 30 gusht, ka shpërthyer debati nëse Kuvendi i Kosovës është apo jo i konstituuar. Sipas juristëve, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i tillë pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, përfshirë atë nga komuniteti serb. Lista Serbe tashmë e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke […]

Kurti dhe Basha në Ferizaj për edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove

Në Ferizaj ka nisur sonte edicioni i 55-të i Festivalit të Teatrove, i cili konsiderohet si ngjarja më e vjetër dhe unike teatrore në hapësirën shqiptare. Kryetari i komunës, Agim Aliu, e ka cilësuar festivalin si trashëgimi shpirtërore dhe festë të veçantë për artin skenik. Në hapje të festivalit morën pjesë edhe kryeministri në detyrë […]

Gucati: Monitorimi nga amerikanët në Speciale është lajm i mirë, “më mirë vonë se kurrë”

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka quajtur lajm pozitiv vendimin për monitorimin e seancave në Dhomat e Specializuara nga ana e amerikanëve, duke e përshkruar si zhvillim të vonuar, por të rëndësishëm. Sipas tij, prania e amerikanëve do të ndihmojë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe dëshmitarët ndërkombëtarë. Gucati theksoi se nuk do […]

SBASHK paralajmëron grevë nëse mungon dialogu me institucionet

SBASHK ka paralajmëruar grevë në sektorin e arsimit nëse Ministria e Arsimit vazhdon të injorojë kërkesat e mësimdhënësve. Përfaqësuesja e sindikatës, Vjollca Shala, tha se pas konstituimit të institucioneve ata janë të gatshëm për dialog, por në mungesë të tij nuk përjashtohen veprimet sindikale. Ajo përmendi si probleme kryesore subvencionimin e teksteve, kontratën kolektive, zbatimin […]