Policia e Kosovës ka ndërhyrë pasi në rrjetin social TikTok u publikua një video ku dy të rinj shiheshin duke shtënë me armë zjarri në fshatin Rakosh.

Të dyshuarit janë identifikuar si Kushtrim Arifaj dhe Besjan Hajrizaj, të dy rreth 21-vjeçarë. Pas lokalizimit, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpitë e tyre, ku me pëlqimin e familjarëve janë konfiskuar armët e përdorura. Të rinjtë kanë pranuar se kishin shtënë me armë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar […]

MINT intensifikon inspektimet për çmimet e teksteve shkollore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se nga 1 shtatori ka shtuar inspektimet në të gjithë territorin e Kosovës me qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe monitorimin e çmimeve të teksteve shkollore. Në njoftim thuhet se deri më tani janë kontrolluar mbi 30 […]

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së për darka luksoze

Gabrijela Zalac, ish-ministre e fondeve të Bashkimit Evropian në Kroaci, është dënuar më 2 shtator me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO). Zalac shpenzoi rreth 10.000 euro nga fondet e BE-së për darka luksoze, përfshirë festimin e ditëlindjes së saj të 40-të, dhe pranoi […]

16-vjeçari i plagosur me thikë në Podujevë në gjendje të rëndë, policia arreston të dyshuarin

Një 16-vjeçar është dërguar në QKUK pas plagëve të marra nga thika në Podujevë dhe ndodhet në gjendje të rëndë dhe jo stabile, bëjnë të ditur nga Klinika Emergjente. Drejtori Naser Syla tha se i mituri ka kaluar ekzaminime dhe u dërgua në sallën operative për ndërhyrje kirurgjikale nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe […]

Osmani takon ambasadorin gjerman Rohde, diskutojnë për zhvillimet politike dhe të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Në fokus të diskutimeve ishte edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Osmani theksoi se do të veprojë gjithmonë në përputhje me […]

Pas tri super-transferimeve, Fenerbahce synon Ademola Lookman

Fenerbahce po zhvillon një merkato spektakolare me qëllim të qartë: rikthimin në majat e futbollit turk pas një dekade pa titull kampioni. Vetëm në dy ditët e fundit, klubi nga Stambolli ka zyrtarizuar tri goditje të mëdha – Marco Asension nga PSG, Kerem Aktürkoğlu nga Benfica dhe portierin brazilian Ederson nga Manchester City. Të tre […]

Kryeziu kundërshton Hasanin: Kuvendi funksionon edhe pa të gjithë nënkryetarët

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj Enver Hasanit, i cili tha se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve. Kryeziu theksoi se Kushtetuta nuk e kushtëzon funksionimin e Kuvendit me zgjedhjen e menjëhershme të tyre dhe se minoritetet kanë ulëse të garantuara, por bojkotimi i tyre nuk e pengon […]

Gjykata Speciale synon përmbylljen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në fund të dhjetorit

Paneli i gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Hagë ka njoftuar se palët në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të dorëzojnë përmbledhjet përfundimtare deri më 22 dhjetor 2025. Në një shkresë të publikuar më 2 shtator, paneli bëri të ditur se parashikon mbylljen e fazës së mbrojtjes së Hashim Thaçit […]