Kosova shkëlqen ndaj Suedisë, siguron fitoren e parë në kualifikime

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një fitore historike në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0 në stadiumin e saj. Që nga minuta e parë, “Dardanët” treguan karakter dhe disiplinë, duke rezistuar në mbrojtje dhe duke rrezikuar vazhdimisht në sulm. Epërsia erdhi herët, në minutën e 13-të, kur […]

Tifozët suedezë të entuziazmuar në Prishtinë: Shijojnë birrat dhe mikpritjen kosovare, presin fitore ndaj Kosovës

Në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, atmosfera në Prishtinë është gjallëruar nga prania e tifozëve suedezë, të cilët po shijojnë jo vetëm qytetin dhe birrat vendore, por edhe mikpritjen e ngrohtë të vendasve. Tifozët që kanë udhëtuar nga Suedia nuk kanë kursyer fjalët e mira për Kosovën dhe pritjen […]

Dogana e Kosovës sekuestron rreth 20 mijë euro nga një shtetas serb në Jarinjë

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Jarinjës kanë sekuestruar rreth 20 mijë euro të padeklaruara nga një shtetas i Serbisë, i cili po tentonte të hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një veture, zyrtarët kanë zbuluar shumën e parave, të cilat ishin kryesisht në valutën […]

Aksident trafiku në Mitrovicë, një person lëndohet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, ku janë përfshirë dy automjete. Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Aktualisht, […]

Mitrovicë Veri: Policia konfiskon veturë me pajisje ilegale

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë Skoda Octavia me targa të Serbisë në rrugën “Knjaz Milos” në Mitrovicën e Veriut. Vetura, e cila ishte e pajisur me dy kamera profesionale, pajisje GPRS, DVR dhe ekran monitorimi, u gjet e parkuar në mënyrë të dyshimtë. Pas verifikimeve, rezultoi se vetura ishte futur në Kosovë që […]

Kaçanik: Kapen 40 kilogramë duhan i kontrabanduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 7 shtator 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik ka ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë që po qarkullonin me një veturë. Gjatë kontrollit, në automjetin e tyre u gjetën rreth 40 kilogramë duhan pa dokumentacion përkatës, i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar. Sipas Policisë, pas […]

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shkodër – plagosen tre persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ndërsa sipas raportimit të gazetarit Klodian Zhivani, në mesin e të plagosurve janë Armando Pali, Eugen Vaso dhe një kamarier […]

Përleshje në Drenas përfundon me tentim djegie veture – dy persona në QKUK

Një përleshje mes dy personave në Drenas ka përfunduar me lëndime trupore dhe ndërhyrje të menjëhershme të Policisë së Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, kur pas një konflikti verbal dhe fizik, njëri nga të përfshirët ka tentuar t’i vë flakën veturës së tjetrit. Të dy personat e përfshirë […]

Prishtinë: Grua denoncon bashkëshortin për dhunë, arrestohet 31-vjeçari

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar dje në Prishtinë. Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, Sh. Morina, 31 vjeç, për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 12:30, në rrugën “Sylejman Vuciterna”, ku viktima ka deklaruar në Polici se ishte sulmuar nga bashkëshorti. Ajo […]