Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj H.S., i cili dyshohet se për vite me radhë ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas aktakuzës, nga nëntori i vitit 2009 deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, H.S. ka dorëzuar informacione të ndjeshme tek zyrtarë të BIA-s, përfshirë të dhëna rreth pjesëmarrjes së shtetasve shqiptarë në organizatën terroriste “ISIS”. Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se ai kishte udhëtuar në Siri më 22 nëntor 2015 dhe iu […]

Presidentja Osmani reagon ndaj tentativës për fotografimin e vajzave: “Po rrezikohet jeta e fëmijëve të mi të mitur”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimeve për incidentin e ndodhur sot, ku një ekip mediatik u ndalua nga njësia e saj e sigurisë gjatë tentativës për të incizuar vajzat e saj në shkollë. Osmani ka deklaruar se kjo përndjekje e vazhdueshme ndaj fëmijëve të saj është e kundërligjshme dhe e rrezikshme, duke […]

Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas arrestimit të kameramanit të portalit Paparaci, Jetmir Muji, i cili ndodhet në stacionin policor Qendër në Prishtinë. Sipas njoftimit, Muji është ndaluar nga njësia e mbrojtjes së afërt të Presidentes Vjosa Osmani, teksa po xhironte një storie rreth shkollimit të vajzave të saj. Atij i është […]

KEDS përmirëson furnizimin me energji për mbi 100 banorë në Maxhunaj të Vushtrrisë

KEDS ka përfunduar një projekt në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku është instaluar një transformator i ri me rrjet përcjellës të tensionit të ulët dhe të mesëm. Ky investim ka përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji për mbi 100 banorë, duke siguruar një shërbim stabil dhe të besueshëm. Banorët e Maxhunajt kanë përjetuar më parë probleme […]

Kosova humb miliona euro nga Japonia për shkak të neglizhencës së Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar për humbjen e mundësisë për mbështetje financiare dhe teknike nga Japonia në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, S.I., tha se kjo humbje u shkaktua nga neglizhenca e Qeverisë dhe Ministrisë kompetente, të cilat nuk dorëzuan projekt-propozimin e gatshëm nga ekspertët japonezë. Ai e […]

Vllasi: Gjendja në Kosovë është llugë, partitë kanë paralizuar shtetin dhe kanë faktorizuar Listën Serbe

Analisti politik Azem Vllasi ka komentuar situatën aktuale në Kosovë, duke e cilësuar si “llugë” gjendjen e krijuar nga partitë parlamentare, të cilat sipas tij kanë paralizuar institucionet shtetërore dhe kanë rritur ndikimin e Listës Serbe. Vllasi thekson se sjelljet e partive politike kanë shkaktuar një krizë të thellë, duke bërë që situata të bëhet […]

IKD publikon raportin: Moszbatimi i vendimeve gjyqësore dhe abuzimi me ushtrues detyre nga Qeveria Kurti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin mbi qeverisjen e Qeverisë Kurti II, duke theksuar moszbatimin e vendimeve gjyqësore dhe praktikën e mbajtjes së pozitave me ushtrues detyre. Sipas raportit, shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë kanë mbajtur njëkohësisht pozita deputeti dhe ministër, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë. Gjykata […]

S’kishim parë diçka të tillë, trajneri i Austrisë shfaqet në fushë me biçikletë

Kombëtarja e Austrisë mbrëmë triumfoi 1:2 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Pas pjesës së parë, trajneri austriak Ralf Rangnick u shfaq në fushë me biçikletë, për shkak të distancës së madhe mes dhomave të zhveshjes dhe bankinës. Momenti u bë viral menjëherë në rrjetet sociale.

Dronë rusë godasin Poloninë, autoritetet: U rrëzuan në tokën tonë, konsiderohet sulm

Një dron rus ka goditur një shtëpi banimi në qytetin Wyryki Wola, rajoni i Lublinit, pranë kufirit me Bjellorusinë dhe Rusinë. Nuk ka të lënduar, por shtëpia ka pësuar dëmtime në çati dhe në strukturën e parkingut. Kryebashkiaku Mariusz Zanko tha se banorët dëgjuan shpërthimin dhe panë avionë luftarakë polakë duke patrulluar në zonë, duke […]