OSBE shpreh shqetësim për mbylljen e shërbimeve të sistemit të Serbisë në veri

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar me shqetësim ndaj mbylljes së zyrave të shërbimeve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut, duke theksuar ndikimin e rëndë që kjo masë ka për komunitetet jo-shumicë. Në një deklaratë zyrtare, OSBE tha se ndërprerja e këtyre shërbimeve prek më së shumti të moshuarit, personat […]

NATO nis operacionin “Roja Lindore” pas incidentit me dronët rusë në Poloni

NATO ka filluar zyrtarisht operacionin ushtarak “Roja Lindore”, me qëllim forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të aleancës, pas kalimit të 19 dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake publikoi pamje nga momenti kur një avion francez A400 u ul në aeroportin Minsk Mazowiecki, duke transportuar armë për avionët […]

Shqipëria hap edhe katër kapituj të rinj negociatash me BE-në, Rama: Një tjetër hap i madh drejt objektivit 2030

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me ftesë të Presidencës daneze të BE-së. Sipas Ramës, kapitujt që do të hapen më 16 shtator lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme, duke përfshirë fusha me rëndësi strategjike si […]

Limaj pas pezullimit të dialogut strategjik: Kosova nuk ka luks ta humbasë Amerikën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një nga goditjet më të rënda për vendin në 25 vitet e fundit. Ai ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve me SHBA-në, duke paralajmëruar se çdo veprim që i […]

Turqia mposht Greqinë dhe siguron finalen e Eurobasketit, shkëlqen Ercan Osmani

Turqia ka siguruar finalen e Eurobasketit pas një fitoreje të thellë ndaj Greqisë në gjysmëfinale, me rezultat 94-68. Ylli i përfaqësueses turke, basketbollisti me prejardhje shqiptare Ercan Osmani, ishte protagonist i ndeshjes duke shënuar 28 pikë, si dhe duke regjistruar 6 kërcime e 2 asistime. Në finalen e madhe, që zhvillohet të dielën në orën […]

KFOR dhe BE nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në raste emergjente

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, Aivo Orav, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi që parasheh mbështetje dhe asistencë në rast zhvendosjesh apo evakuimesh gjatë situatave kritike. Me këtë marrëveshje, KFOR-i dhe Zyra e BE-së formalizojnë procedurat që rrisin koordinimin dhe qartësojnë rolet […]

Mbyllet objekti i strukturave ilegale në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati komunal në Mitrovicën e Veriut, me asistimin e Policisë së Kosovës, ka mbyllur një objekt në afërsi të tre rrokaqiejve, ku dyshohet se vepronin institucione ilegale të Serbisë. Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Visar Syla, ka konfirmuar se në këtë objekt kanë ushtruar veprimtari Fondi Republikan për Sigurimin Shëndetësor dhe Fondi Republikan […]

FSK dhe FARSH zhvillojnë trajnim të përbashkët në kërkim-shpëtim malor

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një trajnim të avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor, në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve. Trajnimi, i zhvilluar nga Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së, u mbajt në disa prej terreneve më […]

Tentim vrasje në Pejë, pritet dorëzimi i 21-vjeçarit Arb Shala

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, i cili po hetohet si rast i tentim vrasjes. Policia ka identifikuar si të dyshuar 21-vjeçarin Arb N. Shala, ndërsa i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Burime të afërta me rastin kanë bërë të ditur se […]

Çfarë është dialogu strategjik që SHBA pezulloi me Kosovën?

Kosova ka pësuar një nga goditjet më të rënda të viteve të fundit, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të pezullojnë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me vendin tonë. Vendimi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila tha se shkak janë veprimet e qeverisë në detyrë që, sipas […]