Policia arreston pesë persona në Shtime, Lipjan dhe Drenas për armëmbajtje pa leje

Pesë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës, të zhvilluar sot në komunat Shtime, Lipjan dhe Drenas, pas dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme me armë. Operacioni, i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, u krye pas zhvillimit të hetimeve dhe […]

Edon Zhegrova për herë të parë në listën e Juventusit, ftohet për ndeshjen me Dortmundin

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova është ftuar për herë të parë nga Juventusi për një ndeshje zyrtare. Trajneri Igor Tudor e ka përfshirë atë në listën e lojtarëve përballë Borussia Dortmundit në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve. Ftesa e 26-vjeçarit erdhi si befasi, pasi ai ishte duke ushtruar për rikthimin e tij në fundjavë […]

Komandanti i KFOR-it: Siguria e qëndrueshme në Kosovë kërkon zgjidhje politike, jo ushtarake

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Enrico Barduani, në raportimin e tij para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, ka theksuar se rruga drejt një sigurie të qëndrueshme në Kosovë nuk mund të arrihet përmes mjeteve ushtarake, por përmes zgjidhjeve politike. Ai u shpreh se situata aktuale në Kosovë është e qëndrueshme, megjithëse […]

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së rëndë në Balaj të Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj B.R., i dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, më 15 shtator 2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj të Ferizajt, pas një konflikti të mëhershëm pronësor dhe […]

Avni Arifi: Kurti është “veteran i rremë”, u arrestua duke parë Deutsche Welle

Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “veteran të rremë”. Në një intervistë në emisionin Rubikon, Arifi tha se Kurti po flet për lista të rreme të veteranëve të luftës, ndonëse sipas tij nuk ka qenë pjesëmarrës në luftë. Ai theksoi se Kurti ishte arrestuar nga policia serbe në […]

Veteranët e UÇK-së takojnë ambasadoren kroate, përcjellin shqetësimet për Specialen

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku kanë diskutuar rreth Gjykatës Speciale dhe trajtimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sipas komunikatës së OVL-UÇK-së, në takim janë paraqitur shqetësimet lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, duke u dakorduar që ato të përcillen edhe tek […]

KQZ: Vazhdon aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave që do të monitorojnë zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, për kryetarë të komunave dhe kuvendet komunale. Sipas njoftimit, afati për aplikimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje është […]

Rubin: Akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve janë absurde, Specialja po vepron gabim

James Rubin, ish-zyrtari i lartë amerikan, ka vazhduar ditën e dytë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është përballur me pyetjet e prokurorisë dhe me deklaratat e mëhershme të tij lidhur me procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së. Prokurori James Pace i rikujtoi Rubin një deklaratë të […]

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Nis edicioni 2025/26

Sonte starton sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, me xhiron e parë që do të zhvillohet përgjatë tre ditëve, nga e marta deri të enjten, ku çdo ditë janë paraparë nga gjashtë ndeshje. Në formatin e ri marrin pjesë 36 klube, secili duke u përballur me tetë kundërshtarë të ndryshëm në një ligë të […]

James Rubin vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij si dëshmitar i parë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Rubin, i cili gjatë viteve 1997–2000 ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor i Departamentit të Shtetit, ka […]