AIP u bën thirrje partive politike të mbrojnë të dhënat personale gjatë fushatës zgjedhore

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka apeluar tek partitë politike që gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 të respektojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Në një reagim publik, AIP ka theksuar se ruajtja e këtyre të dhënave është obligim ligjor dhe një element i rëndësishëm për sigurimin e integritetit […]

Duncan: Çeku merrej me aspektin ushtarak, Thaçi me atë politik

Në Gjykatën Speciale është transmetuar një video e Agim Çekut, ku ai theksonte se detyra e tij ishte të kujdesej për ushtrinë dhe që lufta të përfundonte me sukses, duke lënë çështjet politike në duart e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. Prokurori pyeti ish-këshilltarin e Wesley Clark, John Stewart Duncan, nëse e kishte dëgjuar […]

Kosova, e treta në botë dhe e para në Evropë për siguri, sipas raportit Gallup

Raporti më i ri i Gallup Global Safety Report 2025 e ka renditur Kosovën ndër vendet më të sigurta në botë, duke e pozicionuar të tretën globalisht dhe të parën në Evropë për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të rendit. Sipas të dhënave, Kosova ka marrë 94 pikë nga 100 në […]

Parisi pret sonte ceremoninë e “Topit të Artë” 2025

Sot në Paris zhvillohet ceremonia e 69-të e “Topit të Artë”, çmimit më prestigjioz individual në futboll. Ngjarja do të mbahet në teatrin “Chatelet”, i cili është kthyer në simbol të këtij eventi, duke pritur yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Ceremonia nis në orën 15:00 dhe do të transmetohet në mbarë botën, me […]

BE uron Ramën dhe kabinetin e ri: Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në 2027

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj për marrjen e detyrës. Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Delegacionit në Facebook, theksohet se Shqipëria ka mundësinë të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027, nëse vijon me reformat e nevojshme përmes […]

Dogana ndalon mbi 400 pjesë rezervë për ashensor të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në Pikën Kufitare të Vërmicës. Gjatë kontrollit të një automjeti, drejtuesi kishte mohuar se posedon mallra për deklarim, por doganierët zbuluan 482 pjesë rezervë për ashensor, për të cilat nuk u paraqit asnjë faturë. Rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë […]

John Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark, dëshmon në Hagë në mbrojtje të Thaçit

Në Gjykatën Speciale të Hagës ka nisur dëshminë diplomati britanik John Duncan, ish-këshilltar i komandantit të NATO-s, Wesley Clark. Ai është dëshmitari i tretë në mbrojtje të Hashim Thaçit, pas James Rubin dhe Paul Williams. Mbrojtja po kundërshton akuzën për “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”, ndërsa gjyqtarët janë fokusuar te struktura e UÇK-së. Rubin deklaroi se […]

Ekspertiza psikiatrike: Naim Murseli nuk ka probleme mendore

Në seancën gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka dëshmuar ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri. Ai ka bërë të ditur se ndaj të akuzuarit, Naim Murseli, është kryer ekzaminim psikiatrik disa javë më parë, ku është konstatuar se nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor. Sipas Haxhibeqirit, gjatë ekzaminimit nuk janë […]

Lipjan: 19-vjeçari kërcënon kushëririn dhe ia dëmton veturën, përfundon në mbajtje

Një 19-vjeçar nga fshati Mirenë i Lipjanit është arrestuar dje pasdite, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e tij dhe ia ka dëmtuar veturën. Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 17:30, kur viktima, 27-vjeçari B.Z., ka deklaruar se kushëriri i tij, B.Z., e ka fyer, e ka kanosur dhe e ka goditur veturën […]

Vushtrri: Arrestohet i arratisuri nga Policia që ishte në kërkim prej majit

K .G, 31-vjeçar nga Vushtrria, i cili ishte arratisur nga Policia më 21 maj të këtij viti, është arrestuar sot nga njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Gerbeshi kishte ikur nga oborri i Stacionit Policor në Vushtrri, në momentin kur po dërgohej drejt qendrës së mbajtjes në Skenderaj. Ai kishte shfrytëzuar një […]