Begaj: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, detyrim kushtetues të mbrojmë interesat e shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë, e cila gëzoi mbështetjen e pakushtëzuar të partnerëve strategjikë dhe aleatëve ndërkombëtarë. Në një intervistë për ABC News, Begaj theksoi se Shqipëria ka detyrim kushtetues të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. “Asnjëherë Shqipëria nuk […]

Trump: Rusia pothuajse nuk ka fituar territor në ofensivën e fundit në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar sërish vazhdimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, duke theksuar se ofensiva e fundit nuk i solli Moskës pothuajse asnjë përfitim territorial. Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, Trump tha se pavarësisht bombardimeve të rënda dhe shpenzimeve të mëdha ushtarake, Rusia […]

34-vjeçari nga Ferizaj arrestohet për sulm ndaj të miturit në Prevallë

Një incident i rëndë është raportuar në Prevallë të Prizrenit, ku një 17-vjeçar, që punonte si shitës ambulant, u bë viktimë e dhunës fizike. Policia ka arrestuar Betim Shabanin, 34 vjeç nga Ferizaj, i cili dyshohet se më 6 gusht, rreth orës 16:00, pas një zënke verbale, e kapi për dore dhe e goditi me […]

Sllovenia i ndalon hyrjen kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu

Sllovenia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ky vendim vjen pas masave të ngjashme që shteti slloven mori në korrik ndaj dy ministrave izraelitë me pozita të së djathtës ekstreme. Ndalimi për Netanyahu u bë i ditur nga Qeveria e Sllovenisë përmes një deklarate, raporton agjencia “Reuters”. Sllovenia, anëtare […]

Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka bërë të ditur se kërkesa e Listës Serbe lidhur me formën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e pakicave është ende në proces shqyrtimi. Ai shtoi se të gjitha palët e interesuara, si dhe opinioni publik, do të njoftohen në kohën e duhur për […]

Sondazhi i IRI: Mbi gjysma e qytetarëve mendojnë se Kosova po ecën në drejtim të gabuar

Shumica e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se vendi nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit rajonal të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar në periudhën maj–korrik 2025, 56% e të anketuarve kanë deklaruar se Kosova po ecën në drejtim të gabuar. Këto të dhëna shënojnë një përkeqësim të dukshëm krahasuar me perceptimin e qytetarëve […]

Osmani takim me Kaja Kallas në New York, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Gjatë vizitës së saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa Osmani theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një ndër prioritetet kryesore të […]

Mosmarrëveshje në trafik përfundon me kanosje me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Prishtinë

Një incident i rëndë është shënuar të martën pasdite në rrugën “Fehmi Ladrovci” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në komunikacion ka eskaluar në kanosje me thikë. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rreth orës 16:00, 32-vjeçari A.G., që po udhëtonte me një veturë Peugeot, ka dalë nga automjeti me një thikë në dorë dhe ka kanosur […]

Begaj në OKB: Kosova e meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se Kosova ka dëshmuar me vepra se është një shtet i përgjegjshëm dhe kontribuues për paqen e stabilitetin në Ballkan. Ai theksoi se vendi i Kosovës në Asamble mbetet padrejtësisht bosh dhe se njohja e pavarësisë së saj është […]

Kamberi: Radojçiq i paprekshëm në Serbi, mediat e ndajnë ndryshe sulmin në Banjskë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka komentuar mënyrën se si në Serbi është pasqyruar sulmi terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai tha se përgjegjësit ende nuk janë dorëzuar nga Serbia, ndërsa theksoi se Milan Radojçiq mbetet i paprekshëm për drejtësinë […]