Kamenicë: Ndalet autoambulanca me targa të Serbisë, hyri ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar të premten një autoambulancë me targa të Serbisë në fshatin Kapi të Kamenicës, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin. Sipas raportit të Policisë, në autoambulancë gjendeshin shoferi, një pasagjer dhe dy pacientë. Ata janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim […]

Prizren: Arrestohet 28-vjeçari që shpërndante drogë, kapet pas një ndjekjeje nga policia

Njësia e Hetimeve të Narkotikëve në Prizren ka arrestuar një 28-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike në qytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 shtatorit, kur hetuesit, pas informacioneve operative, kanë vërejtur një veturë VW Golf VI ngjyrë hiri që po përdorej për shpërndarje të marihuanës. Policia i ka dhënë urdhër shoferit të […]

Mitrovicë e Veriut: Arrestohen tre persona për vjedhjen e një trotineti në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Mitrovicën e Veriut, në lidhje me një rast vjedhjeje të raportuar më 19 shtator në Vushtrri. Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe ndaluar tre meshkuj kosovarë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Gjatë hetimeve është gjetur edhe trotineti i vjedhur, i cili […]

AUV: Sasia prej 35,170 kg peshk me krimba është bllokuar dhe po përgatitet për asgjësim

Pas denoncimeve për praninë e krimbave dhe parazitëve në peshkun e ngrirë që shitet në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar se sasia prej 35,170 kilogramësh e peshkut të infektuar është e bllokuar dhe po përgatitet për asgjësim. Në përputhje me vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë (Aktvendimi Nr. 2025:134825), AUV dhe […]

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet D.B. dhe E.B., për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, për shkak të përhapjes së ideologjisë ekstreme dhe përkrahjes së organizatës terroriste ISIS. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se përmes rrjeteve sociale Facebook dhe TikTok kanë publikuar materiale nxitëse me […]

Kanë arritur 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, vaksinimi nis në tetor

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë kanë arritur 85,000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat do të shpërndahen në njësitë e vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit do të nisë në javën e parë të tetorit dhe do të zhvillohet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Zyrtarja […]

Ish-ushtari i UÇK-së padit Dimal Bashën për punimin që përmendte lidhje të UÇK-së me trafikimin e drogës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar padi dhe kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini. Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e UÇK-së nga kartelët e drogës, të përfshira në një punim shkencor të publikuar si kapitull në […]

Osmani takohet me Presidentin e Senegalit në New York, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, në kuadër të vizitës së saj në New York. Dy liderët kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha strategjike. Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani ka theksuar se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Senegalit përfaqëson […]

FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin në logjistikë dhe mjekësi ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë rritur bashkëpunimin në fushën e logjistikës dhe mjekësisë ushtarake. Një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, i udhëhequr nga gjeneral brigade Aleksandër Pando, zhvilloi vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së, ku u prit nga zëvendëskomandanti Kolonel Mehmet Lladrovci. […]

Osmani nga New Yorku: Duhet reformim i sistemit të azilit, Kosova pionier me marrëveshjen me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga një tryezë në New York organizuar nga Departamenti i Shtetit, ka kërkuar rregulla më të shpejta dhe një kornizë më efikase për sistemin e azilit, për të parandaluar abuzimin nga bandat kriminale. Ajo tha se Kosova është shteti i parë në Evropë që ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-në për […]