Prizren: 28-vjeçari i dehur sulmon policët pas ndalimit, arrestohet

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga në Prizren, pasi në gjendje të dehur sulmoi dhe kërcënoi policët e trafikut gjatë një kontrolli rutinë. Ngjarja ndodhi më 3 tetor 2025, rreth orës 00:50, në rrugën “Rruster Kabash”, ku policia ndaloi një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Gjatë verifikimit, u konstatua se shoferi ishte […]

Bora e parë sjell vështirësi në qarkullim në disa pika kufitare

Reshjet e para të borës, që nisën mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në disa zona kufitare të vendit. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri pas orës 09:00 të mëngjesit, situata paraqitet si vijon: Pejë – Kullë: rruga e mbuluar me borë të madhe, e kalueshme vetëm për […]

Gara e armatimit në Ballkan, Kosovë drejt NATO-s – Serbia mes Perëndimit, Kinës e Rusisë

Ballkani Perëndimor po shihet si një miniaturë e rivaliteteve globale, ku gara e armatimit mbetet e pranishme edhe pas 25 vjetësh nga shpërbërja e Jugosllavisë. Analistët theksojnë kontrastin mes Kosovës dhe Serbisë: Kosova synon integrim të plotë në NATO, ndërsa Serbia ndërton lidhje paralele me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë. Vetëm në vitin 2024, Beogradi shpenzoi […]

Kuvendi jofunksional, pritet vendimi i Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës mbetet jofunksional deri në publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet në fillim të javës së ardhshme. Njohësit e së drejtës kushtetuese paralajmërojnë se vendimi duhet të zbatohet, përndryshe mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare. “Vendimi është i qartë: Kuvendi nuk mund të konsiderohet […]

Rama bën shaka me Macron për gafën e Trump: “Nuk na urove për paqen Shqipëri–Azerbajxhan”

Para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, një moment i veçantë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Në një video të publikuar, Rama shihet duke bërë shaka me Macron, duke i rikujtuar gafat e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i […]

Osmani nga Danimarka: Nuk mund të trajtohet Rusia si agresor e Serbia si partner i paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Komitetit Politik Evropian në Danimarkë, ka theksuar se ky takim është një mundësi për të adresuar kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe ndikimi i saj në rajon. Ajo ka përmendur Serbinë si “satelit të Rusisë”, duke theksuar se nuk mund të trajtohet njëra si agresor e tjetra […]

Balotazhi më 9 nëntor, KQZ sqaron kohëzgjatjen e fushatës për rundin e dytë

Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, është bërë e ditur se balotazhi në komunat ku asnjëri prej kandidatëve nuk arrin mbi 50% të votave do të mbahet më 9 nëntor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se kohëzgjatja e fushatës për raundin e dytë do të përcaktohet me vendim të Komisionit […]

Rezultatet e ndeshjeve të djeshme mbrëmje në Champions League

Dje mbrëmje u zhvilluan nëntë duelet e fundit të javës së dytë në fazën e grupeve të Champions League. Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain, shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Barcelonës me rezultat 2-1. Triumfe regjistruan gjithashtu Napoli, Arsenal, Borussia Dortmund, Newcastle United dhe Qarabag. Ndërkohë, përballja mes Manchester Cityt dhe Monacos përfundoi pa […]

Prishtina lidhet me Arabinë Saudite, realizohet fluturimi i parë drejt Jeddah

Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka nisur fluturimet direkte për në Jeddah të Arabisë Saudite. Ky hap u vlerësua nga autoritetet e aeroportit si një moment historik që forcon lidhjet e kryeqytetit me botën. “Një moment historik! Aeroporti ynë mirëpret sot fluturimin e parë direkt për në Jeddah, duke e afruar Prishtinën edhe më […]

Mustafa: Zgjedhjet epilogu i ardhshëm, Lista Serbe pjesë e rendit kushtetues – duhet integrim, jo bojkot

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar sipas rregullave kushtetuese. Ai tha se ky vendim ishte i pritshëm për këdo që e njeh dhe e lexon drejt Kushtetutën. Mustafa theksoi se partitë politike nuk duhet të pengojnë […]