Vidhen 28 shtylla metali në Leposaviq, Policia nis hetimet
Në komunën e Leposaviqit është raportuar një rast vjedhjeje, ku një kompanie i janë marrë 28 shtylla metali me vlerë rreth 280 euro. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronari i kompanisë ka njoftuar se vjedhja ka ndodhur në vendin ku po kryente punime. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse të Policisë.








