Pacolli: VV i ka numrat për qeverinë, por nuk i zbulojmë emrat
Pacolli: VV i ka numrat për qeverinë, por nuk i zbulojmë emrat
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka deklaruar se partia e saj i ka siguruar numrat për formimin e qeverisë, por nuk ka zbuluar me cilën parti opozitare mund të jetë arritur marrëveshja.
“Nëse s’i kishim numrat, s’do të kalonim në fazën 15-ditore për formimin e qeverisë,” tha Pacolli.
Deklarata vjen në kohën kur vendi ndodhet në ngërç institucional dhe Kuvendi ende nuk është konstituar.











