#Lajme

Pacolli reagon pas pezullimit të projektit të Aeroportit të Vlorës: Nuk jam ftuar për dëshmi

Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me pezullimin e projektit të Aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar situatën si një “komplot të koordinuar” kundër emrit të tij në Shqipëri.

Pacolli ka theksuar se deri më tani nuk është ftuar nga asnjë institucion për të dhënë dëshmi apo sqarime. Ai ka sqaruar se investimet e bëra janë 100% nga asetet e tij personale dhe ka shprehur bindjen se ka fakte që vërtetojnë të kundërtën e asaj që raportohet në media.

Në një reagim në Facebook, Pacolli shkruan se nuk ka dhënë asnjë intervistë apo iniciuar ndonjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje, dhe akuzon se dikush tjetër po orkestron fushatën e shpifjeve.